Megjithë se tradita teatrore amatore në Gjirokastër fillon me shfaqjen “Dasma Lunxhëriote”të organizuar nga Koto Hoxhi më 1874, u desh të kalonte pothuaj një shekullderi në themelimin e teatrit profesionist, në 27 nëntor 1968 me premierën edramës “Shokët”, të autorit Bashkim Kozeli, me regji të BernardKokalarit dhe skenografi të Vaso Lilit. Aktorët e parë ishin profesionistëtViktor Zhusti, Bukuroshe Kokalari, Lumturi Shtino, Zhaneta Papamihali, NikoDhoska dhe amatorët Kristaq Kola, Ferik Bakiri, Hiqmet Shtino dhe Medi Baduni.

Teatri nisi të fuqizohej me ndihmesën e artistëve të shquar si Pirro Mani, Sandër Prosi e Ndrekë Luca, por edhe aktorëve të rinj profesionistë nga Gjirokastra, si Viktor Çaro e Pirro Qiqi. Bashkë me teatrin dramatik, nisi punën estrada, teatri i kukullave dhe cirku. Deri në vitin 1990, teatri arriti të ketë një staf prej 68 vetësh, nga të cilët 26 ishin aktorë dhe të realizojë një repertor prej mbi 100 premierash.

Pas rënies së komunizmit, për 25 vjet me rradhë, teatri u kërcënua nga mbyllja. Numri i aktorëve dhe stafit ndihmës u reduktua jashtëzakonisht shumë (respektivisht 9 dhe 13) dhe teatrit i mungonin si financimi i projekteve, ashtu edhe infrastruktura.

Vitet e fundit, Bashkia e Gjirokastrës ka filluar ta ketë sërish në vëmendje teatrin.

Në vitin 2018, Teatri “Zihni Sako” festoi 50-vjetorin e tij, me një festival mbarëkombëtar teatri.