Teatri në Fier i ka fillimet e tij mbi baza amatore. Në vitin 1933, në lokalin e Zeko Kokës, një grup zanatçinjsh dhe arsimtarësh shfaqen komedinë e autorit tëfamshëm të kohës, Kristo Floqi, “Do të vras veten”. Regjisor ishtemësuesi Llaqi Kola, i diplomuar në shkollën normale të Elbasanit, i cili ishtemarrë me teatër gjatë viteve të studimit. Trupa përbëhej nga aktorët amatorë siSokrat Pogaçe, Jorgji Koshovari, Jorgji Panda, Sotir Argjendari, Jorgji Kovaçi,Nasi Bogo, etj.

Kjo shoqëri teatrore shfaqi edhe vepra të tjera të autorëve Foqion Postoli e KristoFloqi, por edhe të Molierit dhe në vitin 1938 realizoi edhe turneun e parë nëBerat. Po atë vit, autoritetet urdhëruan shppërndarjen e shoqërisë për shkak tëpërfshirjes së një pjese të anëtarëve në Kryengritjen e Fierit (1935) dhe lëvizjeskomuniste që pasoi.

Pas Luftës, lëvizja amatore rifilloi në Shtëpinë e Kulturës, me 21 aktorë amatorë, ndër të cilët Nestor Pogaçe, Ndrek Beltoja, Muhedin Pleshti, Marika Kallamata, Hamza Pleshti, Sila Kordhishti, Lake Panajoti, Harilla Roshi,Omer Haxhia, Stavri Pirro e Terezina Gjerazi, Sila Kaleshi,Veniamine Muço, Tashko Lako, Leonidha Prifti, Syrja Minarolli,Violeta Bakalli, Fuat Boçi, Sotiraq Xoxa, Liri Mitri, nën drejtimin e regjisorit Llazar Verria.

Teatri profesionist u krijua në vitin 1971, nga bashkimi i trupës amatore me një grup aktorësh të rinj, të sapo diplomuar. Teatri përfshinte në vetvete dy trupa teatrore: teatrin dramatik dhe teatrin e estradës (e themeluar si trupë amatore më 1957). Ai e nisi veprimtarinë në sallën e re të ndërtuar enkas për këtë qëllim. Teatri mori emrin e teatrit antik të Bylisit, atëherë pjesë e rrethit të Fierit.

Më pas kësaj trupe iu shtuan më vonë edhe një sërë talentesh, të cilët erdhën nga lëvizja amatore si Luftar Paja, Hasan Bregu, Todi Llupi, Arqile Lici, Vasil Vaso, Fatmir Xhelili, Sotir Stefa, ndërsa një pjesë tjetër ishin aktorë të diplomuar si Xhuljeta Kulla, Natasha Sela, Aleksandër Pogaçe, Fatos Sela, Ilir Bezhani, Vladimir Muzha, Hajrie Rondo, Muhamet Sherri, Gjergj Lala, Dervish Biba, Mina Koxhaku, Astrit Hasani etj.

Regjisorë të kësaj trupe në vite kanë qenë Llazar Verria, Gulielm Radoja, Roland Roshi, Pëllumb Kulla, Leka Bungo, Koço Papadhopulli, Roland Çarka, Enver Petrovci, Klajdi Marku, Mehmet Xhelili, etj.

Ndër premierat më të suksesshme konsiderohen “Gjëmimi i atij dimri” (1976), “Shoku Niqifor” (1982), “Dy krisma në Paris” (1983) etj.

Teatri “Bylis” është vepër e arkitektit Sokrat Mosko. U ndërtua në vitin 1971 dhe u rikonstruktua plotësisht në vitin 2018. Kapaciteti i sallës është 480 vende.