Është teatri i dytë kombëtar, i krijuar me Ligjin “Për Artin dhe Kulturën” të vitit 2010, si Teatri Kombëtar i Komedisë. Premiera e përurimit u dha më 17 janar2011: “XXL TV” me autor Stefan Çapalikun, regjisorë Stefan Çapaliku dhe Naun Shundi, skenograf Fatbardh Marku.

Në vitin 2014 mori ndryshoi emrin në “Teatri Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli”, për nder të regjisorit dhe pedagogut të shquar. Aktualisht funksionon edhe si teatër për fëmijë.

Teatri Kombëtar Eksperimental u vendos qysh prej themelimit në kompleksin e Teatrit Kombëtar, duke përdorur sallën e tij të dytë, me 200 vende.

Aktualisht salla e tij kryesore (ish-salla e dytë e Teatrit Kombëtar) ka 250 vende, ndërsa dy hollët janë përshtatur në salla me respektivisht 80 dhe 130 vende.

Këto salla janë aktualisht të rrezikuara nga nisma e Qeverisë për shembjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.