Historia e teatrit në Elbasan fillon me themelimin e një grupi teatror amator, me nismën eThanas Floqit, të cilit iu bashkuan Mustafa Curri, Hilë Mosi, Tef Leka, AliCungu, Hysen Miraku, Peter Ndria, Hasan Ceka, Sif Dodbiba, Sif Popa, HysenMiraku, Spiro Todhri, Vasil Bici dhe Kol Robja. Ata vunë në skenë dramën e SamiFrashërit “Besa”, më 26 korrik 1918. Më pas grupi u quajt “Shoqënia Theatrore Elbasanit”.

Në vitin 1924 u krijua një grup i ri, me nismën e Abedin Çaushit, të cilit iu bashkëngjiten Faik Haxhiymeri, Mustafa Shqerra, Faik Pajuni, Bukurosh Sejdini, Skënder D. Hoxha e më vonë Mustafa Shehu, Ismail Haxhimustaj, Sejdin Vyshka etj.

Në vitin 1930, kjo trupë fitoi çmimin e parë në Javën e Teatrit dhe Muzikës, duke konkurruar me trupa të tjera nga Tirana, Shkodra e Kavaja, me tragjedinë “Aleksandri”, të Et’hem Haxhiademit. Ky grup, i njohur si grupi i arsimtarëve dhe nxënësve të Shkollës Normale vazhdoi veprimtarinë e tij deri në fillimin e Luftës. Është interesant fakti se rolet e femrave në këtë periudhë i luanin aktorët meshkuj si Sif Dodbiba, Hasan Ceka, Llambi Ndrija, Faik Pajuni etj.

Më 19 dhjetor 1936 kjo trupë dha premierën e  tragjedisë “Diomedi” të Et’hem Haxhiademit, në sallën e re të Kino-Teatrit “Nacional” (sot Teatri “Skampa”). Shtypi i kohës njoftoi se pronari Xhavit Biçakçiu, e ofroi falas sallën, ndërsa të ardhurat e fituara nga shitja e biletave shkuan për bamirësi.

Teatri “Skampa” u themelua ne vitin 1962. Ne historinë e tij 56-vjeçare numëron mbi 150 premiera te autoreve shqiptare dhe te huaj dhe është laureuar me çmime në festivalet kombëtare, përfshi çmimin e parë në Festivalin e vitit 1989. Disa prej artistëve më të shquar të këtij teatri janë nderuar me titujt Artist i Popullit dhe Artist i merituar, si edhe me çmimin vjetor Aleksandër Moisiu.

Aktorët e parë profesionistë u morën nga grupet teatrore amatore dhe të porsa diplomuarit nga Shkolla e Lartë e Aktorëve, me në krye Robert Ndrenikën. Pas shumë pjesëve me një akt, trupa vuri në skemë dramën “Shtatë Shaljanët” dhe komedinë “ Njeriu që pa vdekjen me sy”. Regjisori i parë ishte Lec Shllaku.

Premiera të suksesshme që kanë pasur janë, ndër të tjera, “Familja e peshkatarit”, “Shërbëtori i dy zotërinjve”, “Dy krisma në Paris”, “Engjëjt e skëterrës”, “Turneu”, “Nepërka”, etj. Periudha e artë e Teatrit “Skampa” kanë qenë vitet ’80, të karakterizuar nga bashkëpunimi i suksesshëm i regjisorit Spiro Duni dhe skenografit Fatbardh Marku. Trupa kishte një gjirin e saj aktorë të shquar si Demir Hyskja, Astrit Çerma, Shpëtim Shmili, Pirro Kita, Valentina Xhezo, Flutura Godo etj.

Teatri “Skampa” u ndërtua si Kino-Teatri “Nacional”, në vitin 1938, nga filantropi Xhavit Biçakçiu. Arkitekt ishte Halit Narazani, ndërsa interierët i pikturoi piktori i madh Zef Kolombi. Edhe sot vlerësohet si një nga teatrot me akustikën më të mirë. Kapaciteti i tij është 292 vende. Në 4 gusht 2011 teatri u dogj plotësisht nga një zjarr aksidental që filloi në një hotel shumë pranë tij. Teatri u restaurua me financimin e Bashkisë së Elbasanit dhe kompanisë së sigurimeve Sigal dhe u rihap më 22 shkurt 2012.