Teatri profesionist dramatik i Peshkopisë u themelua në vitin 1984. Atij iu bashkëngjit edhe trupa amatore e estradës, tashmë e kthyer në estradë profesioniste.

Trupat u vendosën në teatrin e ri, të ndërtuar enkas për to, me një kapacitet rreth 700 vende (teatri dramatik më i madh në Shqipëri).

Me kalimin në varësi të Bashkisë së Peshkopisë, pas ndryshimit të sistemit, teatri nuk pati mbështetjen e duhur financiare.

Aktualisht funksionon vetëm estrada,  me tre aktorë dhe një regjisor.