Traditateatrore në Vlorë ka nisur më 1909. Para Luftës, lëvizja teatrore amatore zhvillohej kryesisht nga Klubi Patriotik “Labëria”.

Lëvizjaamatore vazhdoi edhe pas Luftës, derisa, më 16 nëntor 1962, u krijua teatri profesionist, me premierën e dramës “Fundosja e skuadrës”, të autorit rus Korneiçuk, me regji të regjisorit të shquar Kujtim Spahivogli.

Ne repertorin e Teatrit “Petro Marko, bëjnë pjese mbi 230 premiera, jo vetëm vepra te autoreve shqiptare si Agolli, Kadare, Hysi,etj. por edhe ato te autoreve me fame botërore, si Shekspir, Molier, Gogol, Bomarshe, Pirandelo, Breht, Ionesko, Borhert, Çehov, Mesina, Salemme, Sartër,etj.

Në festivalet kombëtare teatrore, kjo trupë ka fituar çmime për aktorët, regjinë dhe skenografinë më të mirë. Përveçse në Kosovë e Maqedoni, trupa ka dhënë shfaqje edhe në Francë e Itali.

Me këtë teatër lidhen emrat e aktorëve të shquar Albert Vërria e Liza Laska, por edhe më të rinjve si Bujar Asqeriu, Kristaq Skrami, Ilirjan Ali, Artan Islami etj dhe regjisorit Roland Minga.

Paralelisht me trupën e teatrit, funksionon edhe ajo e estradës, veçanërisht e famshme për grupin e katër Parodistëve të Vlorës.

Teatri “Petro Marko” është ndërtuar në vitin 1977. Kapaciteti i tij është 330 vende.