Korça ka qenë një ndër qendrat e lëvizjes amatore të teatrit në Shqipëri. Shfaqja e parë e regjistruar është tragjedia e Shekspirit “Otello” që u dha në vitin 1890.

Teatri profesionist u themelua më 22 shkurt 1950 me premierën e dramës “Përmbysja” me regji të Sokrat Mios. Trupa themeluese përbëhej nga 10 aktorë profesionistë dhe 15 amatorë.

Në vitet ’60, Teatri krijoi edhe trupat e estradës dhe teatrit të kukullave. Sot, Teatri numëron mbi 530 premiera, të realizuara nga të tri trupat së bashku.

Në vitet ’50 dhe ’60, në këtë teatër kanë punuar regjisorët më të shquar të teatrit shqiptar, Sokrat Mio, Pandi Stillu, Pirro Mani e Mihal Luarasi. Në vitet ’70 dhe ’80, regjisori kryesor ka qenë Dhimitër Orgocka.

Ndër aktorët më të shquar të Teatrit “A. Z. Çajupi” janë:

Dhimitër Trajçe, Pandi Raidhi, Dhorkë Orgocka, Llazi Sërbo, Minella Borova, Vangjush Furxhi, Stavri Shkurti, Vangjel Grabocka, Thimi Filipi, Vani Trako, Sotiraq Bratko, Zhani Ziçishti, Marko Bitraku, Dhimitra Mele, Valkë Caci, Jani Riza, Petrika Gjezi, Petrika Riza, Zamira Kita, Guri Koço etj.

Shfaqjet më të njohura të ngritura nga teatri në skenë, ndër tjera janë: Hijet e Natës”, “Kopraci”, “Zonja nga qyteti”, “Ёngjejt e skëterrës”, “Pamje nga ura”,”Njollat e murme”,” Otello”, “Qyteti i aku¬zuar”, “Marro Mokra”, “Përbindëshi”, “Zgjohu Vasil”, “Ishin të gjithë bijtë e mi”, “Zonju¬sha 39-vjeç”, “Denoncimi”, “Inter girl” etj.

Godina e teatrit ndodhet në bulevardin kryesor të Korçës, bulevardin “Gjergj Kastrioti”. Ajo është ndërtuar më 1971 dhe u rikonstruktua tërësisht në vitin 2017.