
Zyrtarisht i quajtur takim ndërkombëtar teatror, Skampa është i pari festival ndërkombëtar teatri në Shqipëri dhe njëkohësisht festivali më i vjetër ende në funksionim. Në 17-22 tetor u mbajt edicioni i 20-të.
Festivali nuk ka karakter konkurrues. Fokusi kryesorjanë format e reja të shprehjes artistike dhe shkëmbimi i ideve krijuese, tëcilat përveç se përmes shfaqjeve, vijnë edhe përmes seminareve e punëtorive (workshop-eve).
Organizator i festivalit Asociacioni i Teatrit Bashkëkohor Shqiptar ATK, ndërsa drejtor është regjisori Adonis Filipi. Shfaqjet jepen kryesisht në sallën e Teatrit“Skampa” të Elbasanit, por edhe në mjedise të tjera të Qarkut Elbasan, si nëCërrik, Librazhd dhe Gramsh.