Festival mbarëkombëtar, me karakter konkurrues, i profilizuar për komedinë.

Organizohet nga Teatri “A. Z. Çajupi” Korçë. Shfaqjet jepen në këtë teatër, por edhe në mjedise të tjera, si psh në Pazarin e Vjetër të qytetit.

Drejtore e festivalit është aktorja Zamira Kita, njëkohësisht drejtore e Teatrit “A. Z. Çajupi”.

Më 1-8 shtator 2018 u mbajt edicioni i 5-të.

Festivali jep çmime për shfaqjen, regjinë, aktorin dhe aktoren më të mirë.