Butrinti 2000

Edicioni i festivalit parë u zhvillua në vitin 2000 (prej nga mori edhe emrin) dhe qysh atëherë është zhvilluar rregullisht (me një ndërprerje të vetme). Edicioni më i fundit, ishte i 16-ti, në korrik 2018.
Fillimisht ka qenë i orientuar drejt repertorit antik dhe klasik, por me kohë ka shfaqur edhe vepra të periudhave të mëvonshme.
Festivali nuk ka karakter konkurrues.
Të gjitha shfaqjet jepen në teatrin antik të Butrintit, trashëgimi botërore e UNESCO-s.
Në 16 edicionet e tij janë dhënë mbi 100 shfaqje të kompanive shqiptare dhe të huaja, nga Europa, Azia dhe Amerika e Veriut, të cilat janë ndjekur nga rreth 60 mijë shikues.
Festivali ka faqen e tij web në anglisht: https://butrinti2000.com